“Bilardo”/ Kabo: T’i rikthehemi traditës së leximit dhe të ushqyerit me letërsi. S’ka lumturi në një botë sendesh

“Bilardo”/ Kabo: T’i rikthehemi traditës së leximit dhe të ushqyerit me letërsi. S’ka lumturi në një botë sendesh

Antropologu dhe profesori Përparim Kabo tha në “Bilardo” se duhet t’i rikthehemi traditës së leximit dhe të ushqyerit me letërsi, traditë që sipas tij është goditur tanimë në Shqipëri. Ai vuri në dukje se prindërit që mendojnë se fëmija i tyre është i lumtur duke patur telefonin e fundit, nuk po ndërtojnë një të ardhme të lumtur dhe të suksesshme për ta.

Drupal Ad

 

 

 

"Po të kthehemi në kohë dhe të rikujtojmë ca ndodhte kur ne ishim fëmijë në shkollë, mësueset ishin shumë të përgatitura nga ana gjuhësore, mësonim vjersha, poezi, lexonim letërsi. Kjo traditë është goditur. Duhet t’i rikthehemi kësaj tradite. Institucionet e specializuara, në radhë të parë arsimi parashkollor dhe ai shkollor duhet ta rikthejnë këtë traditë të të ushqyerit me letërsi, lexim, poezi, ato e mbajnë gjuhën të pastër, të begatë, gurgullonjëse, madje gjuhë estetike. Nëse prindërit mendojnë sot se fëmija është i lumtur duke patur Ipad-in e fundit, ose telefonin e fundit, ku shikohen figura, figurina, përralla të përcudnuara dhe tekste të deformuara, ata s’po i ndërtojnë një të ardhme të lumtur dhe të suksesshme fëmijëve të tyre”.

"Ndodh shpesh te gjeneratat e reja që ky lloj luksi apo hedonizmi, s’është produkt i investimit të tyre në jetë. E gjejnë gati nga prindërit, që mendojnë se ua bëjnë jetën të lumtur fëmijëve, por në fakt ua bëjnë të palumtur. Në fakt ka shumë raste, në Shqipëri dhe jashtë, që vjen një moment kur ata thuan s’e dua këtë gjë, sepse s’ndjej asnjë lloj lumturie nga ky lloj hedonizmi i shfrenuar, nga kjo botë sendesh”.

Kabo tha realiteti njerëzor ka nevojë për anën shpirtërore, pasi ajo e ka mbajtur njerëzimin gjallë në të gjitha epokat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy