S’ka konsensus për listat e hapura, Rama: Zgjidhet vetëm me konsensus trepalësh

S’ka konsensus për listat e hapura, Rama: Zgjidhet vetëm me konsensus trepalësh

Në përfundim të takimit me opozitën parlamentare për reformën zgjedhore, Edi Rama, kryeministri i vendit, tha se nuk u arrit gjuha e përbashkët. Problemi thelbësor janë listat e hapura, një nga dy kushtet e panegociueshme të opozitës parlamentare, e cila ka në dorë reformën pasi qeveria nuk i ka votat e vetme. Mirëpo pas takimit të sotëm Rama tha se marrëveshja e arritur në Këshillin Politik është një bazë “mbi të cilën mund të shtojmë, por nuk mund të heqim”.

Gjithsesi Rama nuk ishte i prerë, duke lënë vend për marrëveshje, pasi tha që çështja e listave të hapura mund të zgjidhet vetëm me një negocim tre palësh.  Ai shtoi se në një konsensus trepalësh askush nuk do marrë gjithçka që dëshiron, por fillimisht e nisi duke iu përgjigjur pyetjes nëse kishte konsensus.

Jo sepse kemi një konflikt në themel që lidhet me marrëveshjen që kemi bërë me opozitën jashtëparlamentare dhe për mua ajo është një bazë mbi të cilën sigurisht që mund të zhvillojmë më tutje procesin dhe mund të shtojmë, por nuk mund të heqim. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë një formulë të hapjes së listave, të diskutojmë për ta formalizuar përgjatë procesit të diskutimeve dhe për të arritur në një konsensus tre palësh. Në një konsensus trepalësh askush nuk do marrë gjithçka që dëshiron, të tri palët do të duhet të pranojnë diçka që nuk dëshirojnë, por e rëndësishme është që të gjithë të kenë zë në proces.

E para kemi nevojë për një maxhorancë te gjerë në Kuvend, që është shumë përtej asaj që kemi. PS nuk do të angazhohet në procese kapje të një vote këtu e një atje për të bërë një ligj kaq të rëndësishëm dhe unë nuk kam ndonjë respekt më të madh për ata që janë jashtë se për këta që janë brenda, por askush nuk ka as monopol e privilegje.

Sot është e vërtetë që një shumicë dërrmuese e qytetarëve duan të kenë më shumë zë në proces, kjo është më se e qartë dhe ne e kemi sfidë të jemi pasqyrë ku reflektohen dëshirat e njerëzve dhe në një proces ku ne jemi të vendosur të ecim kështu siç jemi, ka shumë rëndësi zgjerimi i aleancës me njerëzit, kjo bëhet duke i përfshirë më shumë në vendimmarrje, por marrëveshja është një pengesë e madhe për anën tjetër, për deputetë aktualë të opozitës dhe ata duhet të pajtohen me idenë që duhet ta kapërcejnë.

Nuk mund t’i kthehemi marrëveshjes, është një lëshim shumë i madh që i kemi bërë PD dhe këtë ne duhet ta mbajmë, ndërkohë që për të zgjeruar më tutje procesin, miqtë e opozitës parlamentare duhet të mirëkuptojnë ato joparlamenatre. Të gjitha palët duhet të bëjnë lëshime", tha Rama

Ndërkohë deputetja Rudina Hajdari tha qartazi se opozita jashtë parlamentare do të kushtëzojë në Parlament reformën zgjedhore. Ajo këmbënguli se pavarësisht presioneve që vijnë nga opozita jashtëparlamentare, por edhe ndërkombëtarët, ata nuk do të lëshojnë, por do të kërkojnë deri në fund listat e hapura.

Nuk tërhiqemi nga kjo kërkesë dhe ia bëjmë të qartë Ramës se opozita parlamentare e ka marrë përsipër këtë betejë dhe nuk ka tërheqje nëse kemi presion nga opozita parlamentare apo nga ndërkombëtarët, se janë të dobishme për të pasur një garë të drejtërdrejtë.

Kjo kërkesë vjen në një kohë të vështirë por që është e nevojshme që të mos mbetemi në vend numëro por të kemi zgjedhje me standarde dhe duhet ta bëjmë realitet se listat e hapura mbështen nga 75% e qytetarëve shqiptar dhe duhet të realizojmë. Nëse Rama zgjedh të shkojë me opozitën jashtë parlamentare po u kthen kurrizin shqiptarëve. Nëse jo, u ka bërë nder shqiptarët.

Ne i shtruam kërkesat tona dhe ka një presion të jashtëzakonshëm se marrëveshja që është bërë në atë tryezë i shërben integrimit të Shqipërisë dhe riktheun PD/ LSI në sistem, por nuk është e plot dhe nuk mbështet nga publiku i gjerë. Në kemi kontrollin e parlamentit, se Rama nuk i ka votat. Padyshim që do ta kushtëzojmë, jemi 29 deputetë që do ta kushtëzojë votën e tyre pa patur lista të hapura, nuk ka shans që ne të votojmë. Nuk u vendos gjë, por ne do të vazhdojmë që të këmbëngulim në kërkesat tona, do i imponohemi mazhorancës se nuk i kanë votat për ta votuar në Parlament", u shpreh Hajdari.

Sakaq në fjalën e tij, kryetari i grupit demokrat, Myslim Murrizi, u shpreh qartë dhe prerazi që nuk do ta votojë marrëveshjen zgjedhore nëse nuk hapen listat.

"Kryeministri Rama vazhdon ta ketë marrëveshje me ata që mohuan të drejtën e votës shqiptarëve. Nuk votojmë asnjë lloj pazari që do t'u shitet shqiptarëve si marrëveshje. Nuk votoj asnjë lloj buzëkuqi apo arnim të Kodit Zgjedhor nëse nuk hapen listat e kandidatëve, nëse nuk zbatohen të gjitha rregullat e vendosura nga OSBE ODHIR. Ramës ia bëmë të qartë që të vazhdonte sa të dojë pazarin, por nuk votojmë asgjë me ato që kemi kërkuar. Rama nuk është pro listave të hapura, nuk i duan shqiptarët si zgjedhës por si votues. Ata do ta ulin me këmbë në tokë zotin Rama. Nuk besoj se jemi zemëruar. Do të kemi takime për çështjen e hapjes së listave. Nuk do të heqim dorë nga depolitizimi. Është shumë e rëndësishme që palët në zgjedhje të jenë të qeta e të qarta", tha Murrizi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy