Llabani: SPAK po mbledh të dhëna nga vendet e BE-së për pasuritë e Metës. Çështja Çez Dia, drejt fundit (VIDEO)

Llabani: SPAK po mbledh të dhëna nga vendet e BE-së për pasuritë e Metës. Çështja Çez Dia, drejt fundit (VIDEO)

Analistja Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se SPAK është në pritje të letërporosive nga vende të ndryshme të BE-së në lidhje me pasuritë që janë  (apo dyshohet se janë) në emër të Metës dhe familjes së tij.

Po ashtu Llabani bëri me dije se hetimet për çështjen CEZ DIA janë drejt fundit. 

Bistri ka pasur të gjithë tagrin ligjor për të përgjuar, për të survejuar, për të vendosur në të gjitha format e vëzhgimit institucionet, personazhet pse jo dhe politik dhe do të shohim nëse Bistri ka lidhje me rastin e kallëzimit që ka bërë Meta para një muaji në prokurori dhe dëshminë që ka dhënë ai dje.  

Oltion Bistri ka qenë punonjës në partinë e drejtuar nga Meta. Mendoj që jo rastësisht këta njerëz marrin këta pozicione. Politika i vendos ata, i katapulton, i përdor ata. Oltrion Bistri mund të jetë një thesar sa i përket fakteve se si funksionojnë sot lidhjet mes politikës dhe krimit.

Po bëhen verifikime për të gjithë procedurat ose për faturat ekonomike. Është në fazën ku përveç faktit penal, Meta po hetohet nga SPAK dhe për faktin ekonomik.

Janë në pritje të letërporosive.

Nuk është imun Meta nga pasuritë jashtë vendit. Këta janë të gjithë me pasuri dhe me prona jashtë territorit dhe në vende të BE ku e dimë shumë mirë se çfarë kalvari duhet të kalosh që të marrësh një shtëpi, një restorant etj.

SPAK është duke mbledhur të dhënat nga vendet e huaja në lidhje me pasuritë që janë, apo dyshohet se janë në emër të Metës dhe familjes së tij.

Çështja ndaj Metës për Çez Dia është drejt fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy