IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës

IKMT nis shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës

IKMT ka nisur sot shembjen e ndërtimeve pa leje në Durrës. 4 objektet e para janë shembur në Kepin e Rodonit, ndërkohë që operacioni do të zhvendoset më tej pëgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se kontrolli i territorit do të ngrihet në një tjetër nivel duke përdorur teknologjinë, ndërkohë që janë ashpërsuar ndëshkimet në Kodin Penal për ata që ndërtojnë pa leje duke përfshirë të gjithë zinxhirin ndërtimor.

“IKMT ka nisur shembjen e ndërtimeve pa leje edhe në Durrës. 4 objektet e para u shembën në Kepin e Rodonit. Ky operacion do të zhvendoset më tej pëgjatë gjithë vijës bregdetare të vendit. Në këto dy javë të para kemi shembur dhjetra objekte pa leje edhe në Ksamil, Shëngjin e Velipojë. Krahas ashpërsimit të Kodit Penal kur është fjala te ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit, ne do ta ngremë një një tjetër nivel kontrollin e territorit duke përdorur teknologjinë më të fundit e jo vetëm, si dhe nuk do të tolerojnë askënd që guxon të zaptojë çdo metër katror tokë kudo qoftë, në bregdet jo e jo, por as në zonat e mbrojtura apo gjetkë”, shkruan Çuçi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy