Në takimin me biznesin, kryeministri Rama kërkoi mbështetjen e sipërmarrësve për të mbështetur reformën në drejtësi, duke e parë si një mundësi për shkëputjen nga sistemi i korruptuar i gjykatave. Rama përmendi disa shembuj të vendimeve gjyqësore, që sipas tij i kanë shkaktuar miliona lek dëm shtetit dhe sipërmarrësve.



