Anketa/ 97 për qind  e të rinjve nuk kanë besim te Bashkia e Tiranës

Anketa/ 97 për qind e të rinjve nuk kanë besim te Bashkia e Tiranës

Qendra për vlerësimin dhe promovimin e politikave të fëmijëve dhe të të rinjve, "Child and Youth Policy Hub Albania", ka realizuar anketën me temë “Rinia në Tiranë 2019”, në të cilën janë pasqyruar preferencat e të rinjve në politikë. Emërues i përbashkët i kësaj ankete është numri në rritje i të rinjve që nuk besojnë më te politika. Kësisoj, 57 për qind e të rinjve në Tiranë, janë shprehur se nuk do të votojnë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019.

Lidhur me punën e Bashkisë Tiranë për të rinjtë, ata shprehen shumë të pakënaqur: -97 për qind e të anketuarve u shprehen se Bashkia e Tiranës nuk i ka adresuar siç duhet problemet e të rinjve; -91 për qind e të anketuarve deklaruan se Bashkia e Tiranës nuk ka punuar mjaftueshëm për të rinjtë;-85 për qind e të anketuarve mendojnë se Bashkia është pak ose aspak bashkëpunuese për zgjidhjen e problematikave të tyre.

Bojkotimi i të rinjve për zgjedhjet e 30 qershorit merr përqindjen më të madhe si mosbesimi te partitë politike, humbja e shpresës se politika mund të ndryshojë dhe se duan të largohen nga Shqipëria, si rrjedhojë e zhgënjimit që kanë krijuar tashmë partitë politike në vend. 

99 për qind e të anketuarve deklaruan se partitë politike janë pak ose aspak të hapura për të zgjidhur problemet e të rinjve në Tiranë, kurse 93 për qind e të anketuarve mendojnë se partitë politike as nuk dëshirojnë të konsultohen me ata për zgjidhjen e këtyre problemeve. 

Në anketim morën pjesë 220 të rinj, ndër to 79 për qind vajza dhe 21 për qind djem, të moshës 15-30 vjeç.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy