Milaqi: Zgjedhja e Presidentit nuk la shije të mirë, diaspora e diskriminuar (VIDEO)

Milaqi: Zgjedhja e Presidentit nuk la shije të mirë, diaspora e diskriminuar (VIDEO)

Sekretari i Përgjithshëm i lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Bledar Milaqi shpreh kritika për mungesë transparence lidhur me procesin për zgjedhjen e Presidentit Bajram Begaj.

Ai tha për MCN Tv, se në mënyrë të vazhdueshme ndiqet kultura e minutës së fundit.

Edhe për Presidentin, emri i tij doli si kartë nga mëngët e Kryeministrit. Pavarësisht kontributet në radhët e ushtrisë, emri i tij u lakua një mbrëmje më parë dhe të nesërmen u vendos me shumicën e thjeshtë, si President i Republikës.

Dalja e një karte nga partia në pushtet, pa përfshirjen e kahut opozitar, nuk lë një shije të mirë.  Diku para 20 vitesh kemi pasur kandidat konsensual ndërsa më tej, kanë qenë kandidatë të minutës së fundit nga partitë në pushtet.

I kemi mëshuar faktit se duhet më shumë përfshirje si e opinionit publik edhe e forcave politike. Neni që i referohet zgjedhjes së Presidenti ka të bëj edhe me faktin që përfaqëson unitetin.

Një ndër kushtet primare që duhet të përfaqësojë  residentin është diskriminuese ndaj diasporës, pasi përpos faktit të moshës, listohet të qëndruarit në Shqipëri në 10 vitet e fundit.

Nuk kemi parë formulime të tilla në Kushtetutë, ndaj e kemi cilësuar jo kushtetues. I kemi dërguar një shkresë kryetares së parlamentit, duke parashikuar ndryshime në Kushtetutë që në përzgjedhjen e Presidentit të konsiderohen edhe figura të diasporës.

Një figurë e papërlyer nga zhvillimet në Shqipëri, do të kishte një ndikim ndryshe. Kemi fenomen të tkurrjes së popullsisë dhe dëshirë të emigrantëve për të kontribuar jo vetëm me remitancat, por edhe me rolin, ndaj diaspora duhet të konsultohet për procesit.

Milaqi e cilësoi si dështim zgjedhjen e Presidentit, pasi nuk pati diskutim rreth kandidatëve dhe se referenca nuk ka të bëj me kandidatin konkret, por me fenomenin.

Referuar statistikave, sipas të cilave janë 1.7 milionë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë dhe se çfarë po bën lëvizja që të mos privohet Diaspora përsëri për zgjedhjet e ardhshme lokale të 2023, ai sqaroi se i gjithë diskutimi aktual rreth realizimit të votës rrotullohet për zgjedhjet parlamentare dhe jo lokale.

Janë 1.7 milionë shqiptarë që janë jashtë Shqipërisë, 1.3 milionë prej tyre kanë të drejtën e votës, ndaj institucionet dhe parlamenti i zgjedhur konsiderohet si institucion me legjitimitet të cunguar, pasi kjo pjesë e shqiptarëve, nuk kanë pasur të drejtë të votojnë, por vetëm me ardhjen me avion në terren.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy