Të paktën 10 persona janë vrarë nga një grup burrash të armatosur që hapën zjarr në një bar në qytetin Queretaro të Meksikës.
“Grupi mbërriti me një kamionçinë dhe hapi zjarr brenda lokalit ku 10 persona u vranë dhe të paktën shtatë të tjerë u plagosën", tha kreu i sekretariatit të sigurisë publike të Queretaro, Juan Luis Ferrusca.
Ferrusca tha se një i dyshuar u arrestua dhe automjeti i përdorur në sulm u gjet i braktisur dhe i djegur.



