
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dalë sot me një propozim 5-pikësh për shtensionimin e situatës në Veri të Kosovës. Kurti tha se propozimet ua ka dhënë edhe Borrellit dhe përfaqësuesve të QUINT-it, por nuk ka marrë ende përgjigje prej tyre. Sipas Kurtit pika e pare lidhet me sundim të ligjit në Veri. “Duhet menjëherë të përfshihen e identifikohen dhe ndiqen penalisht grupet kriminale”, ka thënë ai për pikën e parë. Së dyti, Kurti ka propozuar tërheqjen e menjëhershme të grupeve të dhunshme dhe të ndalen hapat kriminalë. Kërkohet Policia e Kosovës dhe KFOR-i apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë. Kurti ka theksuar se pas realizimit të tre pikave do të shpallen zgjedhjet e parakohshme. Në pikën e pestë theksohet se Prishtina dhe Beogradi duhet të kthehen në tryezën e bisedimeve për normalizim të marrëdhënieve mes tyre.



