Hoxhaj: Duhet të ndalohet dinari, por nevojitet një zgjidhje teknike që komunitetit serb t’i jepet mbështetja që i garantohet në Kushtetutë (VIDEO)

Hoxhaj: Duhet të ndalohet dinari, por nevojitet një zgjidhje teknike që komunitetit serb t’i jepet mbështetja që i garantohet në Kushtetutë (VIDEO)

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se dinari duhet ndaluar, e megjithatë duhet të sigurohet një zgjidhje teknike që komunitetit serb t'i jepet mbështetja që i garantohet në Kushtetutë.

Hoxhaj i cilësoi veprimet e Albin Kurtit më shumë një simbolikë dhe populizëm për fushatë elektorale, sesa veprime që i shërbejnë interesave afatgjatë të Kosovës.

Veprimet e Kurtit janë më shumë një simbolikë dhe një populizëm për një fushatë elektorale sesa i shërbejnë interesave afatgjate të Kosovës. Natyrisht që duhet të ndalohet dinari, por duhet të sigurohet një zgjidhje teknike se si komuniteti serb të ketë atë mbështetje që i është garantuar me Kushtetutë dhe si ne mos ta humbim mbështetjen e partnerëve tanë.

Nuk definohet shtetësia e Kosovës sesi sillemi ne në raport me Serbinë, por shtetësia e Kosovës definohet se si sillemi ne në raport me të gjitha shtetet që e kanë njohur dhe nuk e kanë njohur Kosovën.

Ajo çfarë po bën qeveria është e drejtë, por ajo që qeveria nuk po koordinohet nuk mendoj se është thelbi i problemit. Dinari është ndaluar në Republikën e Kosovës në kohën e Kombeve të Bashkuara dhe se nga ajo kohë ka një rregullore.

Më tej, Hoxhaj tha se marrëveshja e 27 shkurtit e një viti më parë ka dëmtuar interesat e Kosovës.

Mendoj se ajo çfarë ka ndodhur gjatë një viti, tregon që dialogu, marrëveshja pa njohje të ndërsjellë i ka dëmtuar interesat e Kosovës dhe dialogu është shndërruar si platformë që Serbia e përdor për të goditur Kosovën ndërkombëtarisht.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy