Partizani mposht Tiranën, Xhixho: Fitore e merituar. Ndeshja e Kombëtares dhe derbi s’kishte diferencë sa i përket tifozerisë (VIDEO)

Partizani mposht Tiranën, Xhixho: Fitore e merituar. Ndeshja e Kombëtares dhe derbi s’kishte diferencë sa i përket tifozerisë (VIDEO)

Për gazetarin e sportit Pano Xhixho, fitorja e Partizanit ditën e djeshme në derbin e luajtur me Tiranën ishte e merituar.

Në një lidhje Skype me studion e MCN Live, Xhixho tha se ndeshja dje ofroi spektakël dhe kishte një tifozeri po aq të lartë sa në ndeshjet e Kombëtares.

Ishte derbi spektakolar. Është vitrinë e futbollit shqiptar derbi Tirana-Partizani.

Është diçka e bukur, ndeshja e Kombëtares dhe ndeshja derbi s’kishte diferencë sa i përket tifozerisë. Kishte spektakël. Spektakli ishte në fushën e lojës. Fitoi ekipi që e meritoi, Partizani bëri më shumë.

Ishte një ndeshje që u zgjidh nga detajet. Ndoshta ishte rezultat i drejtë i asaj që erdhi në fushë.

Partizani është në kontakte të përditshme me disa trajnerë. Nga Shqipëria nuk di të ketë ndonjë gjë konkrete.

Dje ishin 15 070 veta në stadium. Kjo do të thotë të ardhura për klubet. Nuk e prisja të kishte prezencë kaq të madhe tifozësh. Nuk e mendoja se do kishte se u ngopën njerëzit me gola të bukur. 15 070 personat që ishin dje të pranishëm ishin lajm i mirë. Ata e lëvizin rrotën e industrisë së futbollit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy