Shqiptarëve u kapin 46 kg kokainë dhe heroinë në Holandë

Shqiptarëve u kapin 46 kg kokainë dhe heroinë në Holandë

Dy ngarkesa të mëdha droge, 26 kg kokainë dhe 20 kg heroinë sekuestroi policia holandeze në disa shtëpi që u përkisnin shqiptarëve. Pak ditë më parë, në të njëjtin vend ishin gjetur 1.4 milionë euro kesh. Javët e fundit në Holandë janë arrestuar 60 shqiptarë për trafik droge.

 

Fakti që javët e fundit 60 shqiptarë janë arrestuar në Holandë për trafik droge, jo vetëm që është i saktë, por konfirmohet nga ora në orë, siç është edhe rasti më i freskët i shënuar atje. Kështu, në harkun kohor të pak ditëve, në këtë shtet janë sekuestruan 26 kilogramë kokainë dhe 20 kilogramë të tjera heroinë, në një shtëpi që banohej nga shqiptarët. Pak ditë më parë, në të njëjtën zonë ishin gjetur 1.4 milionë euro kesh. Mediat holandeze raportojnë se gjatë një kontrrolli në një zonë të Amsterdamit u gjetën 26 kilogramë kokainë dhe 20 kilogramë heroinë. Sipas banorëve, prania e drogave të forta mund të shkaktojë një situatë të pasigurtë. Të njëjtat media shtojnë se fluksi i kriminelëve shqiptarë ka rritur shqetësimet në Amsterdam, pasi javët e fundit janë arrestuar 60 shqiptarë  për trafik droge. Dy ekipet e hetimit penal në Amsterdam po verifikojnë burimet e pasurisë së trafikantëve shqiptarë të drogës. Atyre u janë gjetur në pronësi apo me qera apartamente dhe makina luksozë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy