
Angela Merkel ka marrë një ditë më parë dozën e dytë të vaksinës Moderna kundër Covid-19. Lajmi u bë me dije nga zëdhënësi Steffen Seibert.
Kancelarja gjermane u vaksinua me AstraZeneca në prill, më shumë se dy javë pasi autoritetet gjermane rekomanduan përdorimin e dozës vetëm për personat që janë mbi 60 vjeç.
Kancelares 66-vjeçare, si dozë e dytë iu injektua vaksina e prodhuar nga Moderna.
Miliona doza të vaksinës AstraZeneca janë administruar në mënyrë të sigurt në Evropë, por shqetësimet zgjaten për një lloj të rrallë të mpiksjes së gjakut që shihet në një numër jashtëzakonisht të vogël te të vaksinuarit.



