Alimehmeti: Në Tiranë po ndërtohet me para të pista, qytetarët të vendosin me referendum

Alimehmeti: Në Tiranë po ndërtohet me para të pista, qytetarët të vendosin me referendum

Kandidati për primaret e PD për Tiranën, Ilir Alimehmeti, deklaroi në “MCN Economy” se në kryeqytet po ndërtohet me para të pista.

Alimehmeti tha se nuk ka një inventar të apartamenteve të pashitura në kryeqytet.

Ai ngriti shqetësimin e densitetit të lartë të ndërtimit që ka krijuar një sërë problematikash në Tiranë.

Alimehmeti tha se referendumet duhet të vendosin se nëse do të ndërtohet në një zonë të caktuar ose jo. 

Ndërtimet në kryeqytet janë bërë pa asnjë lloj kriteri, duke mbytur çdo lloj hapësire. Qytetin e bëjnë njerëzit dhe në funksion të njerëzve vendosen ndërtime të veçanta. Tirana në 2018-ën ka pasur 10 mijë banorë për km2 . Çfarë ndodh nga kjo dendësi? S’ka hapësira për askënd, të ndodh trafiku, ndotja e ajrit, ndotja e ujit, problem i menaxhimit të mbeturinave. Në këtë dendësi të madhe banorësh vazhdojnë të ndërtohet. Në tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë 339 leje ndërtimi, në tremujorin e dytë 337 leje ndërtimi. Janë 100-150 leje ndërtimi në muaj, 3-4 leje ndërtimi në ditë. Këtë dendësi po e bëjmë aq të fortë dhe e vuajmë në jetën e përditshëm.

Te kapitali njerëzor duhet të mbështetemi. Shërbimet dhe gjithçka që bën bashkia është për njerëzit, jo për ndërtesat dhe betonit. Jeta e njerëzve po ndikohet direkt. Çohuni në mëngjes, po të gjeni një person të qeshur bëjini një foto se është gjë e rrallë. Që kur dalim nga shtëpia ndeshemi me trotuare mikroskopike, me makina të bllokuara, për të çuar fëmijët në shkolla që i ke larg, sepse nuk ke shkolla afër. Nuk ka më njerëz të lumtur në Tiranë, sepse s’është menduar për njerëzit.

Po ashtu ai shtoi se nëse krijohen zona të reja që e bëjnë Tiranën policentrike, ato duhet të kenë një farë autonomie.

Nuk ka asnjë sens ekonomik të shtohet numri i sipërfaqesh dhe të rritet çmimi, përveç një shpjegimi të vetëm, po ndërtohet me para të pista. Kemi dhjetëra mijëra apartamente të pashitura në Tiranë. Shumica dërrmuese e firmave dhe parave të investuara s’kanë një justifikim burime. KLSH thotë që këto para s’janë të justifikuara, s’janë në bankë, s’janë marrë borxh. Një çifti me ato rroga i duhen 64 vjet që ta paguajë! Këta duhet të bëjnë edhe fëmijë. S’ka shans as të bëjë fëmijë, as të ecë përpara, janë politika kundër familjes. Biznesi i ligjshëm patjetër duhet të ecë përpara.

Kemi një diskutim tjetër, në cilën zonë e zhvillojnë aktivitetin. Nëse një firmë zbaton ligjet e tregut kërkes-ofertë dhe punon me para të pastra, s’ka interes të mbajë apartamente të pashitura. Është investuar para e pistë që s’ka asnjë interes. Prandaj s’ka inventar sa shtëpi janë të pashitura. Rreth 1500-1700 apartamente në vit është nevoja për Tiranën. Ku do ndërtohet është pyetja që duhet t’i bëjmë njëri-tjetrit? Ky duhet të jetë vendim popullor, i njerëzve. Kjo bëhet përmes referendumeve popullore.

Njerëzit s’më duken dakord, janë krejtësisht kundra këtij dendësimi. Hajde të votojmë diku tjetër. Ka zona shumë të mira, që me rishikim të planit, mund të krijosh zonë policentrike. Ajo zonë duhet të ketë një autonomi të vogël. Kjo s’na rezulton. Kemi zonën e Yzberishtit, ka popullatë sa Lushnja. E dini sa shkolla ka? Një shkollë të vetme. Numri i lindjeve është në rënie për arsye se politikat janë anti-familjke”.

Alimehmeti tha se për gjërat e rëndësishme si ndërtimi dhe prishja e një teatri duhet të ketë referendume.

Po ashtu ai tha se qytetarët duhet të pyeten nëse duhen të zhbëhen ose jo projekte të caktuara që janë bërë keq.

Për gjërat e rëndësishme, patjetër referendum. T’ju marr një problem shumë sensitive, Teatri Kombëtar, duam ta ribëjmë, e duam ashtu siç ishte, u pyet ndonjëherë populli për këtë. Për çështje ku ka konflikt mes pushtetit dhe njerëzve duhet referendum. S’është dëgjuar kurrë njerëzia, nuk është dëgjuar kurrë votues. Ne paguajmë një taksë dhe paguajmë shkolla që paguhen 7 fish më shtrenjtë se sa një shkollë në Komunitetet Evropiane. Pas 8 vitesh qeverisje vazhdojnë premtimet, ‘do të’, në të ardhmen, po ku ishe këto 8 vite?! Unë mendoj që forca vendimmarrëse është votuesi, është referendumi. Ai kur e mori votën herën e parë tha moratorium ndërtimesh. I kërkoi më mendim?! Për kullat duhet të kërkonte mendim? Për mbulimin e sahatit duhet të kërkonte mendim! Rrëzove sahatin duhet të kërkoje mendim! Organet kompetente duhet të merren, nëse ky projekt është legjitim OK, nëse nuk është legjitim duhet të zhbëhet. Nëse duhet të zhbëjmë një projekt duhet të pyeten qytetarët”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy