Përballë mosbesimit nga autoritetet publike evropiane, TikTok po kërkon një "partner" për të garantuar që të dhënat e përdoruesve të tij të mos transferohen në Kinë.
Kështu njoftoi këtë të premte një nga drejtuesit rrjeti social, Theo Bertram për AFP.
Qeveritë perëndimore kanë shqetësime reale për Kinën, dhe për këtë arsye, si një kompani e themeluar nga Kina, ne kemi një përgjegjësi më të madhe për të treguar se si i sigurojmë të dhënat e përdoruesve tanë.
Aplikacioni i popullarizuar i videove, në pronësi të gjigantit ByteDance, po kërkon të zotohet pas vendimit të Komisionit Evropian për të ndaluar aplikacionin nga pajisjet e punës së stafit të tij.



