21 Janari, Prençi: Materiali audio nuk është provë më e fortë se 4 viktimat, shashkë në tymnajë (VIDEO)

21 Janari, Prençi: Materiali audio nuk është provë më e fortë se 4 viktimat, shashkë në tymnajë (VIDEO)

12 vjet pas protestës së 21 janarit, PS vihet në lëvizje dhe kërkon rihapjen hetimeve dhe vënien para përgjegjësisë të urdhëruesve që sipas tyre shkaktuan vrasjen e 4 protestuesve.

Lidhur me këtë, ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi deklaroi se materiali audio nuk është një provë por një shashkë e hedhur në tymnajë.

Sipas tij, fakti që ky material hidhet për konsum nga politika dhe jo drejtësia na lë të kuptojmë se është një material për të bërë zhurmë në prag të fushatës elektorale.

Unë duke folur si një ish drejtues policie drejtësia kërkon prova të mirëfillta shkencore dhe për 21 janarin kemi 4 viktima, dhe besoj se materiali audio nuk është provë më e fortë se sa provat e administruara deri sot nga prokuroria e përgjithshëm dhe ajo e Tiranës. E them këtë sepse materiali audio derisa të provohet si provë ajo është një material shashkë e hedhur në tymnajë që përdoret nga politika në momente të caktuara dhe po të shohësh që tymnajën e bën Ulsi Manja, Damian Gjiknuri dhe Taulant Balla, tre politikanët më të akuzuar nga audio përgjimet dhe në aspektin politik po e përdorin si shashkë për të justifikuar vetveten dhe më së shumti po i shërbejnë prag fushatës.

I pyetur nëse ka prova të reja hetimi për ta vijuar këtë çështje, Prençi tha se materiali nuk është provë më e fortë se 4 viktimat.

Një material audio të cilit nuk i dihet autenticiteti dhe a do ketë vlerën e provës, por fakti që ky material hidhet për konsum nga politika dhe jo drejtësia më lë të kuptojë se është një material për të bërë zhurmë në prag të fushatës elektorale. PS ka pasur 12 vite kohë për të hedhur dritë mbi ngjarjen. Jam i bindur se materiali audio nuk mund të jetë provë më e fortë se katër viktimat në bulevard. E dyta 3 politikanët synojnë ta hedhin në kazanin e medias, pra ky material është ushqim për kazanin, është prodhim i kazanit sepse nëse do kishte vlerën e provës nuk do dilte nga media dhe politika, por do dilte nga prokuroria. E gjithë shashka dhe zhurma që kërkojnë politikanët sot është për të bërë pis Berishën dhe Bashën. Jam i bindur se dhe pas disa vitesh ky material nuk do të ndikojë në hedhjen dritë të shkallës së drejtësisë së 21 janarit sepse kjo shashkë është për të hequr vëmendjen e opinionin publik nga çmimet e larta.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy