Koreja e Veriut, gjatë paradës ushtarake nuk shfaqi raketa balistike (VIDEO)

Koreja e Veriut, gjatë paradës ushtarake nuk shfaqi raketa balistike (VIDEO)

Koreja e Veriut  ka festuar përvjetorin e saj të 70-të me një paradë ushtarake por vërehet se nuk është shfaqur asnjë raketë balistike ndërkontinentale gjatë paradës.

Parada po shqyrtohet për të dhëna rreth  armëve të Koresë së Veriut dhe përkushtimit saj ndaj  denuclearizimit. Një shfaqje e madhe e raketave balistike - të cilat mund të arrijnë në kontinentin e SHBA, potencialisht duke mbajtur një kokë bërthamore - do të ishte parë si provokative.

Nuk janë publikuar pamje të  paradës, por sipas medias lokale, nuk ishin parë raketa në vendngjarje. Në qershor, zoti Kim dhe z. Trump kanë nënshkruar një marrëveshje me detaje të paqartësuara  për sa i përket punës drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean. Në këtë marrëveshje nuk përfshiheshin një afat kohor, detaje ose mekanizma për të verifikuar procesin.

Bisedimet dhe vizitat e nivelit të lartë kanë vazhduar, por udhëtimi  i fundit nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u pezullua në momentin  e fundit ndërsa të dyja palët fajësuan njëra-tjetrën për bisedimet e ngadalshme, duke këmbëngulur se janë të angazhuar për progresin.

Mungesa e raketave ndërkontinentale ishte në kontrast të thellë krahasuar me  festimet e viteve të kaluar dhe po shihet si një përpjekje nga udhëheqësi i Koresë së Veriut për të provuar angazhimin e tij për denuklearizim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy