Tarifat gjyqësore, Meksi: Preken shtresat në nevojë, afatet e shqyrtimit jo normale

Tarifat gjyqësore, Meksi: Preken shtresat në nevojë, afatet e shqyrtimit jo normale

Avokati Redon Meksi nga ‘MCN Economy’ duke komentuar mbi koston e tarifave gjyqësore, deklaroi se ato që preken më shumë janë shtresat në nevojë.

Ai tha se kjo që po ndodh po synon që të largojë qytetarët nga gjykata.

Si gjithmonë preket shtresa e varfër e shoqërisë. Kemi të bëjmë dhe më shumë ajo që prek drejtpërdrejtë janë vonesat. Shtresat në nevojë janë ato që preken sidomos me gjyqet ndaj shtetit, që i lënë gjykimet pa nisur për shkak të tarifave. Kjo që po ndodh është komplesitet që kanë çuar largimin e qytetarëve nga aksesi në gjykatë.  Kjo është e bërë me dashje sepse po të shohësh KLGJ dhe drejtësinë në raport me qytetarët as nuk janë ulur të bisedojnë, por vazhdojnë madje të bëjnë gjyqe pa avokatë, gjë që është në kundërshtim me ligjin. Pra qëllimi i vetëm është largimi i qytetarëve nga gjykata.

I pyetur nëse ka një afat mos shqyrtimi i çështjeve, Meksi tha se ka çështje të vetat të cilat kanë 5 vite në pritje dhe kjo nuk është aspak normale.

Në shkallën e parë afati është 45 ditë, ndërsa në apel 3 muaj. Unë kam çështje që kanë 5 vjet në pritje sipas KLGJ që kam parë vjet në një raport ishte 11 vjet për apelin 21 vjet për gjykatën e lartë. Imagjino ku jemi. Për shembull Italia mbahet që i zgjat goxha proceset, por varet nga çështjet, zakonisht zgjasin ato çështje civile.

Ndër të tjera Meksi tha se ‘kemi një qeveri që vepron me VKM si ti teket dhe ti e ke të vështirë që të shkosh dhe shfuqizosh ato. I leverdis qeverisë që të veprojë si i leverdis asaj duke shkelur çdolloj koncepti të së drejtës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy