Vetëm pak javë më parë në Tiranë mbeti i vrarë me thikë një 14 vjeçar, ndërsa 3 ditë më parë u plagos me thikë në ambientet e shkollës në fshatin Cakran të Fierit një 17 vjeçar.
Lidhur me dhunën e të rinjve Nora Malaj në ‘MCN Informacion’ u shpreh se shoqëria sot nuk ka shtresëzime dhe se kjo adoleshencë agresisve vjen dhe si rezultat pasi prindërit i përkasin gjeneratës së ’97.
Ajo tha se nuk kemi kuptuar ende nëse ata që shërbejnë nëpër shkolla janë profesionistë. Sipas saj sot jemi përballë një pazëlli që ka shumë të panjohura por e panjohura më e madhe jemi ne që nuk pranojmë dot problemet.

Janë shumë faktorë që ndikojë dhe i pari është tranzicioni i tej zgjatur që lidhet me krizën e identitetit të njeriut, lidhet me faktin ku presioni emocional dhe gjendja e përgjithshme na çon që shpesh herë në mjediset si shkolla, puna etj shfaqen ato problemet e shoqërisë.
Përballja bëhet midis elementëve, të parët janë fëmijët, mësuesit që janë vendosur në bankën e të akuzuarve dhe provës dhe midis prindërve që nuk dinë çfarë prindërimi të zgjedhin dhe midis instancave që nuk krijojnë lidhjen e plotë të hallkave që të bashkëveprojnë me njëra-tjetrën të cilat duan kohë për të krijuar të plotë pazëllin dhe që ajo të funksionojë.
Të gjithë themi se nuk është faji ynë por të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe të gjithë jemi viktima të gjendjes së emocioneve që shoqërinë sot e kanë vënë me shpatulla pas murit.
Shoqëria sot nuk ka shtresëzime dhe po ta shohësh duke pranuar të keqen siç është kam kooptuara se të gjitha vijnë si pasojë që këta fëmijë sot po vuajnë këtë adoleshencë kaq agresive pasi vjen si rezultat se prindërit i përkasin pas viteve ‘90, gjeneratës së vitit ‘97 që janë mbartur me elementë të frikës dhe pasigurisë ku kjo e fundit shkon atje që fëmiëjt sot janë të pajisur me mjete të forta.
Më tej ajo shtoi se ky është një realitet që ne jetojmë në të përditshmen tonë dhe ajo nuk është rozë dhe e kuqe, por bardhë e zi, që s’ka komunikim dhe problemi jonë nis nga momenti që ne nuk pranojmë dot problemet.
Jemi përballë një pazëlli që ka shumë të panjohura por e panjohura më e madhe jemi ne që nuk pranojmë dot problemet. Ky është një realitet që ne jetojmë në të përditshmen tonë dhe ajo nuk është rozë dhe e kuqe, por bardhë e zi, që s’ka komunikim.
Shkon në shkollë por sa të besuar janë këto hallkat që janë ndërtuar, sa profesionistë janë ata që e ushtrojnë këtë profesion. Mendoj se gjërat janë të ndara, psikologu nuk merret me gjëra individuale por nxjerr problemin që e çon më pas te punonjësi social.
në të gjithë qasjet që kemi parë për fatin tonë të keq hallkat janë të fshehura pas gishtit por jam e bindur nëse shkojmë pas të dyja dhe shohim dosjet që janë trajtuar në shkolla në bazë të rregullores do them se ne thjesht shkruajmë por realiteti është krejt ndryshe.
E paskemi aq keq situatën sa prindi paska dështuar, shkolla paska dështuar, shteti po ashtu dhe paska ngelur gjithçka në dorën e policit.



