Presidenti Ilir Meta ka dalë sot në konferencë duke sqaruar letrën që ai i ka dërguar kreut të Komisionit Evropian pas rekomandimit për çeljen e negociatave me BE per Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Jo vetëm dje por edhe sot pas rrjedhjes nga qeveria në një TV në vendin tonë ku bëhej publike letra që unë i kisha cuar komisionerit për zgjerimin gjoja se ishte kundër integrimit dhe çeljes së negociatave, që e anoncoi spektakolari Tao Tao dhe sot iu bë jehonë nga e nderura zonja e Bilalit jam i detyruar në raport me qytetarët për tu bërë të qartë letrën që ua ia kisha dërguar jo për ta bërë të ditur publikut, por për të ndihmuar KE për të qenë më i vëmendshëm me një cështje kaq kritike sic është integriteti i Kushtetueses aq më tepër që në formulimin e bërë të krijohej përshtypja sikur problemi ishte krijuar nga interpretimi i ndryshëm që kishte bërë presidenti. Jam shpresëplotë që vendet anëtare do e mbështesin rekomandimin tuaj për çeljen e negociatave”, tha Meta.
Presidenti Ilir Meta u pyet nga gazetarët se çfarë do të bëjë tani që maxhoranca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të reflektojë për dekretin që ai firmosi në tubimin e 2 marsit.
"Po dëgjoja pak më parë kryetarin Kuvendit lidhur me këtë çështje dhe kam vetëm një pyetje se pse duhet të krijohet kjo situatë krize kur presidenti ka kërkuar bashkëpunim, i ka kërkuar të veprojë sa më shpejt për anëtarin e parë dhe nuk ka marrë asnjë lloj përgjigje. Atij dhe deputetëve i kam bërë një mesazh publik. Besoj se ai do të kërkoj hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë. Faktet e reja kërkojnë një analizë edhe nga Kuvendit për t'u pozicionuar në shtetin e së drejtës ose në anën e shtetit mafioz", u shpreh Meta.
Më tej pyetjes nëse i druhet faktit që qëndrimet e tij dërguar eurokomisionerit për Zgjerimin në Bruksel, do të ndikonin në të ardhmen integruese të Shqipërisë, presidenti Ilir Meta iu përgjigj se përgjegjësinë duhet ta ndjejë mazhoranca. Meta bëri me faj edhe ndërkombëtarët që nuk kanë reaguar pas shqetësimeve dhe paralajmërimeve që presidenti tha se ka ngritur për Gjykatën Kushtetuese.
"A i druhem unë të vërtetës që kam 3 vjet që po ua them ju qytetarëve të Shqipërisë, gjithë përfaqësuesve ndërkombëtarë që vinë këtu, mazhorancës, qeverisë, opozitës, që kam bërë çdo gjë që Shqipëria 1 minutë të mos rrinte pa Gjykatë kushtetuese, i dinë përpjekjet e mia dhe kush e minoi, dhe të mos ndjejnë përgjegjësi për këtë situatë ata që e kanë shkaktuar? E ka shkaktuar vetë mazhoranca që tani do të kapë Gjykatën Kushtetuese, pa të cilën nuk ka bashkëjetesë paqësore në këtë vend, sepse nuk ka më arbitër. Pse të mos i druhen ata të tjerët nga ana e ndërkombëtarëve që nuk i janë përgjigjur paralajmërimeve të presidentit. Kush është përgjegjësia e presidentit këtu?. Ka vetëm një interes, pushtet absolut dhe për të minuar interesat kombëtare.
Kush na bën ne moral për çështjen e integrimit, zonja Bilali, që 3 vjet e ngriu procesin e integrimin, e detyrova unë do koalicion për të ardhmen, do votosh këto ligjet që të zhbllokohet. kisha frikë që sdo merrnin 84 vota dhe opozita do gjente sebep për t'u hakmarrë. Unë isha i detyruar t'i shkruaja komisionerit. A ka ndonjë gënjeshtër nga këto këtu? Më thoni nëse ka ndonjë letër? Nuk e kishim në shqip, e kishim në anglisht vetëm për të informuar komisionerin", - tha Meta.



