
Pedagogu Zylyftar Bregu tha në studion e MCN Live vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja është shenja më ilustrative e reformës në drejtësi.
Sipas Bregut, harta e gjyqësore ka bërë që të ‘ngrejë kokë’ e drejta zakonore.
Vrasja e një gjyqtari në sallën e gjyqit është shenja më e keqe, po më ilustrative e dështimit të reformës në drejtësi, pas afro një dekade nga fillimi i saj. Në ligjërimin politik por dhe publik Reforma është fokusuar tek funksionimi dhe goditjet që ka bërë SPAJK dhe është lënë mënjanë i gjithë sistemi tjetër gjyqësor.
Ajo çfarë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit tregon që reforma në drejtësi jo vetëm që nuk e ka përmirësuar cilësinë e drejtësisë për qytetarin, por e ka përkeqësuar.
Reforma në drejtësi dhe një shtesë e reformës në drejtësi që kishte të bënte me hartën e re gjyqësore që e përqendroi sistemin gjyqësor, sidomos shkallën e dytë vetëm në Tiranë ka dhënë pasoja të rënda dhe do të japë pasoja më të rënda për qytetarët.
Ka ngritur kokë e drejta zakonore se nuk ka më të drejtë perëndimore, të drejtë të drejtësisë në skajet e Shqipërisë.



