
Në nismë të sezonit turistik në vend, menaxhimi i plazheve është sfidë në vete.
Ledion Lako, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, në një intervistë për MCN live, thotë se për herë të parë që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar tashmë janë gati në ndarjen e parcelave sipas subjekteve që kanë plotësuar kriteret për stacion plazhi.
Për shkak se ky sezon ka qenë më shira, ne e hapëm më vonë sezonin. Tani plazhet kanë filluar të hapen duke plotësuar ato kriteret dhe kontrollet dhe e gjithë stafi i Agjencive rajonale të bregdetit dhe të inspektorëve janë në terren për të kontrolluar e monitoruar edhe për të pasur një mbarëvajtje sa më të mirë të sezonit turistik.
Është një proces shumë kompleks që ka të bëj për një vijë bregdetare nga Velipoja deri në Ksamil ku janë të ndërthurur disa institucione dhe Agjencia kombëtare e Bregdetit bën rolin e menaxhimit të tërë sistemit në mënyrë që të gjitha subjektet që aplikojnë në sistemin e e-albania ti japi atij subjekti që plotëson kriteret për të pasur stacionin e plazhit.
Ndërsa nga ana e bashkive bëjnë tërë procesin e negocimit të bizneseve, ndarjes së parcelave midis subjekteve. Këtë vit kemi marrë masat që të mbyllim tërë procesin dhe që vjet në nëntor hapëm dhe bëmë shpalljen dhe për një muaj rresht subjektet kanë aplikuar dhe gjatë muajit dhjetor ne arritëm që të miratonim apo jo subjektet që plotësonin ose nuk plotësonin kriteret për stacion plazhi, aktualisht e kemi të mbyllur si proces.
Poashtu për drejtorin Lako, këtë vit startohet me shtimin e hapësirave publike të plazheve në masën 30% nga 20% sa ishte përgjatë viteve të kaluara.
Megjithë këtë Lako, thotë se banorët zaptojnë edhe plazhet publike duke lidhur çadrat e tyre, të cilat nuk do të tolerohen as sivjet.
Vitin e kaluar në bëmë një raport të detajuar ku nxorëm të arriturat, standardet dhe problematikat që kishim në vitin 2022 dhe një nga problematikat ishte që sidomos në plazhet me densitet të madh të qytetarëve nuk kishim shumë hapësira publike, të propozuara nga njësit e qeverisjes vendore.
Kështu që tek raporti përfundimtar i propozuam ministres Mirela Kumbaro, ishte që kjo përqindje të rritje nga 20% të shkonte në 30%. U ngrit një grup pune, u ndërrua VKM por duke bërë një plan masash për tërë menaxhimin e sezonit turistik 2023. Doli VKM me ndryshime përkatëse dhe këtë vit bashkitë kanë sjellë hartat e përgjithshme të menaxhimit të territorit nga 20 ne 30% që i takojnë pjesës publike.
Një nga sfidat edhe vjet ishte se kishte hapësira të dedikuara edhe për plazh publik, të vendosur me tabelë, por qytetarët që banojnë afër plazheve publike, i vendosin çadrat dhe i lidhin me dry, zaptonin, dhe kemi dal përmes policisë bashkiake duke i sekuestruar dhe duke hapur hapësirat. Duhet një ndërgjegjësim përmes të gjithëve.



