Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme është plagosur me armë menaxheri i një lokali të njohur nate në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se i plagosur është Artur Aligjoni. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 04:35, në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut, ku 45-vjeçari, menaxheri është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës. Aligjoni dyshohet se ka qenë autori i një plagosje të ndodhur në Kamëz, në muajin shtator të 2016. Ende nuk dihet se nëse plagosja e tij ka lidhje me ngjarjen e mëparshme, por është një ndër pistat kryesore ku po heton policia. Ndërsa, bëhet me dije se ai është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia thotë se grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.



