Peleshi: Rifillon operacioni nga ajri për fikjen e zjarreve në Karaburun (VIDEO)

Peleshi: Rifillon operacioni nga ajri për fikjen e zjarreve në Karaburun (VIDEO)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur operacionin nga ajri që ka nisur prej mëse dy orësh, për fikjen e zjarreve në Karaburun.

“Nga Pashalimani ku kemi rifilluar prej dy orësh operacionin nga ajri për fikjen e zjarreve në Karaburun”, tha Peleshi, ndërsa ndau pamjen të helikopterit të angazhuar në këtë operacion.

Ministri Peleshi informoi po ashtu se në Dukat është rindezur zjarri dhe në Gjirin e Gramës në mesnatë u hap një vatër e re zjarri.

“Sot jemi edhe më shumë me ndihmën e helikopterëve nga Holanda, Chinook me kapacitet ujëmbajtës 10 mijë litra. Përballë nesh është dora kriminale e zjarrvënësve, jo natyra.
Të bëhemi bashkë për të mbrojtur natyrën dhe vendin”, tha Peleshi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy