Në emisionin “Xhadat” u drejtua familja “Izetaj”, e cila jeton në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë.
Kjo familje përbëhet nga 6 anëtarë: 2 bashkëshortët edhe 4 fëmijët. Të ndodhur në kushte të vështira jetese, familjarët kërkojnë ndihmë nga qytetarët shqiptarë, që t’i ndihmojnë me ushqime, veshje dhe t’u sigurohet një strehë, sepse e kanë shumë të vështirë ta përballojnë shtëpinë me qira në të cilën banojnë.
“Jetoj në kushte shumë të vështira me familjen time prej 6 anëtarësh. Ne banojmë në këtë shtëpi me qira, të cilën e paguaj 200 mijë lekë të vjetra. Jam i vetmi që punoj në këtë shtëpi, sepse gruan e kam të sëmurë, të paaftë për punë. Detyrohem të mbledh kanaçe, bidona që t’i shes, sepse nuk kam zgjidhje tjetër për të mbajtur familjen. Çfarë të bëj unë më parë me lekët që marr nga kanaçet? Të paguaj qiranë, apo të blej ushqime për fëmijët? Kam borxh në dyqane se marr ushqime pa lekë, borxh miqve, sepse u mora lekë për të paguar qiranë, se nuk e përballoj dot. Do më nxjerrin jashtë po s’e pagova këtë muaj, pasi u bënë ca kohë që s’e kam larë qiranë”- shtoi kryefamiljari, Genc Izetaj.
Mes lotësh, Silvana, bashkëshortja u shpreh se është e sëmurë, por nga mungesa e parave e ka të pamundur të trajtohet.
“Unë jam e sëmurë. Kam vuajtur për shumë kohë nga tuberkulozi, stresi, depresioni, anoreksia prandaj jam dobësuar kaq shumë. Çunin e vogël e kam të sëmurë me epilepsy. Kemi nevojë për trajtim, por nuk mundemi sepse nuk kemi lekë. Nuk kam as me çfarë të ushqej fëmijët. Duan edhe këta të hanë, e të vishen si të gjithë fëmijët e tjerë, por ne s’u blejmë dot. Nuk kam me çfarë t’i laj, s’kam shampo, as ilaç rrobash jo e jo. Na ndihmoni me një strehë, ushqime, rroba për fëmijët”.
Kontaktoni në numrin: 069 664 3226



