
Këto ditë në Japoni janë regjistruar temperatura rekord për vendin që shkojnë deri në 40 gradë.
Krahas të nxehtit që e ka detyruar qeverinë japoneze të kërkojë nga qytetarët dhe kompanitë e vendit që të ulin konsumin e energjisë elektrike nga ora 15:00 deri në 20:00 ditët e fundit, kryeqyteti japonez po përballet me fundin e hershëm të sezonit të shirave, më i shkurtri i 70 viteve të fundit dhe fillimi i asaj që duket të jetë një sezon i gjatë dhe i zjarrtë veror.
Në Tokio, temperaturat kaluan 35 gradë për pesë ditë radhazi, ndërsa në prefekturën veriperëndimore të Gunma arriti në 40 gradë.Muaji qershor, i cili tradicionalisht shënon fillimin e sezonit të shirave në Japoni, regjistroi vetëm 14 ditë reshje shiu, asnjëherë kaq pak që nga viti 1951. Në nivel kombëtar, sipas të dhënave nga Agjencia për Parandalimin e Fatkeqësive, midis 20-26 qershorit të paktën 4,550 personat kërkuan ndihmën e një ambulance për goditje nga nxehtësia.



