Amnistia penale, Sefa: Përfshirja e protestuesëve, kusht i domosdoshëm që PD-ja ta votojë projektligjin (VIDEO)

Amnistia penale, Sefa: Përfshirja e protestuesëve, kusht i domosdoshëm që PD-ja ta votojë projektligjin (VIDEO)

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Indrit Sefa tha se drafti për amnistinë penale është i paplotë dhe se deputetët ende nuk e njohin relacionin përfundimtar të Ministrisë së Drejtësisë dhe arsyet pse e kanë çuar këtë institucion drejt këtij përfundimi.

Duke vijuar më tej, Sefa theksoi se mungon një shtresë shoqërore që është proceduar padrejtësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme, ata që akuzohen vetëm pse kanë protestuar, për familjen dhe të drejtën.

Sefa tha se është kusht i domosdoshëm i PD-së përfshirja e kësaj shtrese në draft, në mënyrë që amnistia të jetë e gjithëpranuar nga të gjitha palët politike dhe nga shoqëria.

Drafti akoma nuk i ka ardhur në rrugë institucionale deputetëve të PD për të dhënë një opinion përfundimtar për të. E marrim të mirëqenë që është ai që ka publikuar dhe media. Propozimi i PD është që gjatë debateve që do bëhen në komisionet parlamentare duhet të kuptohen arsyet se pse qeveria ka ardhur tek ky propozim për një amnisti. Përveç projektligjit për amnistinë duhet dhe relacioni i tij, arsyet që e kanë çuar ministrinë për t’i prezantuar parlamentarëve një amnisti të tillë të këtyre përmasave. Brenda 10 viteve janë bërë 4 amnisti penale. Duhen kuptuar arsyet.

Drafti që ka ardhur është i paplotë, ne nuk njohim relacionin përfundimtar të Ministrisë dhe arsyet pse e kanë çuar ministrinë drejt këtij propozimi, prandaj do rezervohemi për të mbajtur një qëndrim përfundimtar. Një grup veprash penale aty nuk janë përfshirë. Në variantin që ne shohim na duket një draft i paplotë.

Mungon një shtresë shoqërore që është proceduar padrejtësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme, disa janë të dënuar ndërkohë disa të tjerë janë në gjykim. Akuzohen vetëm se kanë protestuar. Duke pasur në konsideratë dhe Gjykatën Kushtetuese, në të gjithë këtë shtresë shoqërore që llogaritet në 700 persona, mendoj se duhet të përfshihet në amnistinë penale. Kjo shtresë duhet të jetë pjesë e kësaj amnistie.

Nuk dua të hyj në debatin parlamentar për të vendosur kushte ose jo por për PD ka një rëndësi themelore, është kusht i domosdoshëm për të qenë pjesë e një amnistie të gjithëpranuar nga të gjitha palët politike dhe nga shoqëria . Në këtë grup shoqëror ka njerëz që kanë protestuar për të drejtën e tyre, për familjen e tyre. Nuk ka lidhje vetëm me protestues që kanë protestuar për PD-në.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy