Von der Leyen në Kiev: Do flasim për anëtarësimin në BE

Von der Leyen në Kiev: Do flasim për anëtarësimin në BE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Kiev.

Misioni në kryeqytetin ukrainas nuk ishte njoftuar paraprakisht për arsye sigurie.

Gjatë ditës, do të ketë një sërë takimesh me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe përfaqësuesit politikë të vendit.

Von der Leyen do të flasë veçanërisht për përparimin e Ukrainës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, në funksion të prezantimit të raportit të Brukselit për zgjerimin e planifikuar për 8 nëntor.

“Sa herë që vij në Ukrainë ndjej një ndjenjë tensioni sepse është një zonë lufte, por gjithashtu kam një besim të fortë se po sjell inkurajim dhe qetësim Ukrainës: ne jemi të vendosur në anën e tyre”, tha Von der Leyen për grupin e agjencive të European Newsroom.

Kam shumë tema për të folur, duke filluar nga zgjerimi dhe kërkesa e Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE-së.

Do të flasim gjithashtu për mbështetjen financiare dhe ushtarake për Kievin dhe paketën e dymbëdhjetë të sanksioneve kundër Moskës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy