
Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi është çështja kryesore që mban peng liberalizimin e vizave për Kosovën. Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj është shprehur se koha më e mirë kur Parlamenti mund ta ratifikojë këtë marrëveshje është janari.
Në një emision në KTV, Hoxhaj tha Hoxhaj ka thënë se janari është koha e duhur për miratimin e demarkacionit, pasi vetëm një muaj më vonë, në shkurt, Kosova mund të hyjë në fazën për liberalizimin e vizave, sepse do të mbahet mbledhja e Këshillit Europian.
“Është koha e fundit që në janar të votohet marrëveshja e demarkacionit, me qëllim që kur të mbahet Këshilli Europian, ne ta kemi liberalizimin e vizave. Nëse nuk votohet në janar, atëherë jo vetëm në vitin 2018, por edhe në vitin 2019 ne nuk do të kemi viza”, ka thënë Hoxhaj.
Sipas tij, Kosova mund të humbë mundësinë e liberalizimit të vizave në vitin 2019 për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen në disa shtete europiane.



