
Qeveria e Kosovës po harton një projektligj mbi liritë fetare që sipas kryeministrit Albin Kurti do t’i japë mundësi edhe vajzave të mbuluara me shami të ndjekin shkollat publike. Reagimi I Kurtit erdhi pas debatit dhe kërkesës së Bashkësisë Islame që të ndryshojë udhëzimin që ndalon vajzat besimtare të ndjekin shkollat publike duke e cilësuar atë diskriminues.



