Dorëheqja e Bashës/ Paloka: “MiniBasha” Alibeaj, mbajti deklaratë pa pëlqimin tonë

Dorëheqja e Bashës/ Paloka: “MiniBasha” Alibeaj, mbajti deklaratë pa pëlqimin tonë

Dorëheqja e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike ishte një akt i pritshëm politik.

Por, vetë PD-në, e lë sërish në një udhëkryq të madh pavendosmërie, mbi të ardhmen në sferën e pushtetit partiak shqiptar, vlerëson deputeti i PD-së Edi Paloka.

Paloka, tha për emisionin e sotëm në “MCN live”, se dalja e Enkelejd Alibeaj, të cilën ai e identifikoj si “miniBashë”, erdhi pa pëlqimin e tërë grupit në mbledhjen e djeshme, dhe se ai po vazhdon lojën e lënë përgjysmë nga vetë Basha.

Veprimet e Bashës na sollën këtu ku jemi, po jo vetëm të atij,. Ka dalë “minibasha” dje, e kam fjalën për Enkelejd Alibeajn, dhe mbajti një deklaratë në emër të grupit , ata që ishin në takim, nuk ishin dakord të gjithë me Alibeajn. Është më rëndësi se ai u nxitua menjëherë pas dorëheqjes së Bashës, u nxitua të dilte me qëndrime që në fakt u ruajtën deri dje. Nuk mund tu vendosësh kushte pjesës tjetër për bashkim, partia zyrtare është ajo e 11 dhjetorit dhe 6 marsi këtë histori e mbylli përfundimisht, ata që u mashtruan dhe ata që mashtruan nuk ka si të kenë as dyshime as dilema.

Të shtunën Basha mblodhi 3-4 besnikë të tyre, dhe i shpuri që në mbledhje që ti kërkojnë një akti që këtë akt do ta bënte edhe Berisha, që aty u kuptua që ishte një hile e re, çpunë kanë ata kur Berishën e kanë përjashtuar edhe nga anëtarë partie. Që aty filloi hilja, që u pasua me aktine djeshëm, gjoja largohet Basha, dhe atë që bënte Basha deri dje, do ta bëjë Alibeaj, çohet Gaz Bardhi e mbron Alibeajn.

Nëse është lojë për të vazhduar atë që bëri Basha që mbajti peng PD në favor të Edi Ramës. Ata janë 4-5 kokrra dhe nuk përfaqësojnë asgjë, ikën Basha dhe ngelin ta bëjnë rolin që bënte ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy