Gazetarja e MCN TV, Ola Xama, për raportin e KLSH për sektorin energjetik për vitin 202, ku konstatohen humbje, thotë se janë parë shumë shpenzime operative, për paga, për punonjësit dhe jo vetëm me blerjen e energjisë elektrike, por edhe qiratë, që sipas saj mund të konstatohen si shpenzime luksi të cilat duhen shkurtuar.
Nga studio e MCN Economy, Xama deklaroi se çmimet shkuan nga 50-90 euro në 250 euro.
Te keqmenaxhimi klasifikohen edhe shpenzimet për humbje, ¼ e energjisë në rrjet detyrohet të blihet jashtë se nuk kemi bërë investimet e duhura.
Rritja ekonomike, edhe të ardhurat për frymë dhe konsumi i energjisë janë trefishuar nga viti 1990, por kapacitetet prodhuese janë të njëjta, madje më të ulëta për shkak se kemi privatizuar dhe katër HEC-e publike.
KESH ka tortën kryesore te tenderat e energjisë elektrike. Me keqardhje konstatoj se nuk kemi asnjë korrigjim të vetvetes në nivelin e politikave.
Pse KESH duhet ti blejë nga “sekserët” energjinë elektrike dhe të mos dalë vetë në bursë dhe ta blejë energjinë në bursë, atje ku e blejnë të gjithë tregtarët që i shesin energjinë elektrike?
Kemi një kompani energjetike që e blen energjinë në bursë, mban fitimin dhe ia shet KESH. Nëse do të dilte KESH në bursë do të kishim kursyer shumë.
Kompanitë me dy persona xhirojnë miliona euro që kanë vetëm një klik në kompjuter. Gjithçka vjen nga niveli i politikave.
Ti si korporatë mund të regjistrohesh vetë në bursën e energjisë. Mendoj se i intereson që tenderat të bëhen nëpërmjet kompanive të vogla dhe më pas pjesa ndahet.



