Qeveria britanike drejt shpërbërjes? Jep dorëheqjen Sekretarja e Brendshme

Qeveria britanike drejt shpërbërjes? Jep dorëheqjen Sekretarja e Brendshme

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman ka dhënë dorëheqjen nga qeveria e Liz Truss pasi dërgoi një dokument zyrtar nga e-maili i saj personal.

Downing Street sapo ka konfirmuar zyrtarisht se Grant Shapps është emëruar si sekretar i Brendshëm, duke zëvendësuar Braverman.

Në një letër të shkurtër që pranon dorëheqjen e Suella Braverman, kryeministrja Liz Truss shkruan: "Është e rëndësishme që kodi ministror të mbahet dhe të respektohet konfidencialiteti i kabinetit."

Laboristët kanë reaguar duke deklaruar se qeveria është drejt shpërbërjes dhe në kaos të plotë.

"Të emërosh dhe pastaj të shkarkosh sekretarin tënd të brendshëm dhe kancelarin brenda gjashtë javësh është kaos i plotë. Kjo nuk është mënyra për të drejtuar një qeveri”, thuhet në një deklaratë në Twitter.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy