Teksa foli mbi librin e tij “Vështrime stilistike”, gjuhëtari Xhevat Lloshi tha se ka ardhur koha që letërsisë t’i bëhet një lexim i ri, duke e ilustruar idenë e tij me disa shembuj.
Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, Lloshi tha:
E quaj të domosdoshme që në çdo fushë të ketë mendime të ndryshme. E dua sepse kur dikush ka shkruar, pavarësisht se unë mund të mos pajtohem, ai më nxit për të menduar. Në fushën e Letërsisë unë mendoj që ka ardhur koha që shkenca jonë, dijet tona, kanë ecur përpara dhe lejojnë të bëhet një lexim i ri. Jo se nuk e kanë lexuar mirë përpara, por kemi të tjera mundësi. Po të marrë një fjali të Pjetër Budit. Ata që kanë shkruar fjalën “maskari” e kanë lidhur me fjalën turke “maskarallëk”. Nuk ka lidhje. Është kuptimisht e papranueshme. Kjo lidhje me festat e maskaradave në Venedik. Maskaradat bëheshin një lloj shfaqje humoristike. Kthehemi te Naimi. Marrim dy poezitë ‘Fjalët e Qiririt’ dhe ‘Fyelli’. ‘E ku shkruhen në kartë fjalët e gjuhës së zjarrtë’. Thonë që e kishte fjalën për gjuhën shqipe! Interpretimi është thellësisht i gabuar. Për ‘Fyelli’-n Qosja e ka quajtur përkthim thjesht nga persishtja. E vërteta është ndryshe. ‘Fjalët e Qiririt’ Naimi e ka vjershën e parë shqip. Në këtë përfundim s’mund të arrihej para 50 viteve. Nuk e kanë kapur që kjo është poezia e parë e Naimit”.



