Gjinushi: PS dhe LSI bashkë në zgjedhje, vendimet e momentit të fundit janë pazare

Gjinushi: PS dhe LSI bashkë në zgjedhje, vendimet e momentit të fundit janë pazare

Me afrimin e fushatës dhe pikëpyetjet e koalicionit të majtë, Skënder Gjinushi mendon se PS dhe LSI duhet të shkojnë bashkë në zgjedhje. Në një intervistë për gazetën “Tema”, Gjinushi thotë se vendimet që shtyhen për në çastin e fundit kanë në thelb pazare politike. Gjinushi komenton edhe protestën e opozitës, të cilën e cilëson një “seli verore” para Kryeministrisë. Kreu i Partisë Socialdemokrate thotë se nuk k apse të japë dorëheqjen kryeministri për një protest që nuk quhet e tillë.

Si e shihni koalicionin Rama-Meta? A duhet të vazhdojnë të qëndrojnë bashkë  PS-LSI, apo duhet të shkojnë në zgjedhje të ndarë?

Keni pyetur në vendin e gabuar Andrea pasi ju e dini se në vitin 2013 ne donim që opozita të shkonte si opozitë në zgjedhje dhe të mos trazohej rrugës, aq më pak në çastet e fundit. Të njëjtën gjë do të thosha edhe sot.

Nuk më duket normale që forcat bashkëqeverisëse të diskutojnë janë apo s’janë bashkë në një kohë kur kanë qenë bashkë në një rrugë katërvjeçare.

Vendimet që lihen për në çastin e fundit janë më tepër pazare politike se sa qëndrime politike.

Çfarë opinioni keni për protestën e opozitës? 

Kam dëgjuar shumë slogane apo klishe të cilat thonë se protestat janë gjithnjë pozitive dhe absolutisht ato janë një nga mekanizmat kryesore të demokracisë, por aman kur e meritojnë të quhen të tilla. Kuptohet se në protestë një grup i caktuar njerzish del dhe tubon për një kauzë të caktuar. Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me një protestë, por veç me një zhvendosje të opozitës nga selia në bulevard. Ka vendosur të ngrerë një seli verore përballë Kryeministrisë dhe kërkon përpara zgjedhjeve që të ikë qeveria kur qeveritë ikin me zgjedhje.

Si e gjykoni qeverisjen “Rama”? A duhet të japë dorëheqjen për t’i lënë vendin rotacionit politik?

Këtë e përcakton vota. PSD do të pozicionohet krah të majtës dhe do të kërkojë një rifitore të saj.

Partia jonë do japë kontributin maksimal për një rifitore. Shqipëria duhet të vijojë rrugën që ka nisur për shbllokimin dhe futjen e reformave. Nuk mund të japë dorëheqjen kryeministri për një protestë që nuk mund të quhet e tillë. Zgjedhjet nuk merren në rrugë siç i fitoi Lulzim Basha më 18 shkurt, por merren në kutinë e votimit. Luli i vogël që kërkon të vijë në pushtet nuk mund të vijë kurrë me Saliun në krah.

Ju folët për arritje pa përmendur dështime. A keni konstatuar juve edhe defekte në këtë qeverisje?

Natyrisht që ka vend për të përmirësuar ato ç’kanë qenë të kritikueshme edhe nga vetë e majta, p.sh: në drejtim të reformës administrative territoriale, kriterin e ngritjes së administratës publike apo në drejtim të luftës ndaj korrupsionit, veçanarisht në nivele të larta.

Në krahasim me premtimet ka edhe mos realizime, në krahasim me ç’mund të bënte ka edhe gjëra që nuk janë bërë ende.

Ne jemi në këtë pozicion sepse vlerësojmë që qeverisja aktuale në krahasim me të shkuarën është shumë herë më mirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy