“Kam vërtet frikë. Jemi në limit. Mjafton një incident për të ndezur luftën. Situata rrezikon të precipitojë. Duhet të shkatërrojmë armët, të luftojmë për çarmatosjen nukleare”. Kështu i është përgjigjur Papa Françesku pyetjes së gazetarëve nëse ka frikë nga lufta bërthamore.
Në bashkëbisedimin që u zhvillua gjatë fluturimit Romë-Santago (Kili), Papa u shpërndau gazetarëve një foto të shkrepur në Nagasaki, pas shpërthimit atomic të viti 1945.
“E kam gjetur rastësisht, është shkrepur në vitin 1945. Është një fëmijë me vëllain e vogël në shpinë, që pret radhën para krematoriumit në Nagasaki, pas shpërthimit të bombës. Më preku thellësisht kur e pashë. Reflektova gjatë, shkrova vetëm “fruti i luftës” dhe më pas e shumëfishova për ta shpërndarë sepse një pamje e tillë zakonisht godet më shumë se mijëra fjalë. Dua ta ndaj me ju”, tha Papa.
Udhëtimi i Papës drejt Kilit e më pas në Peru është i 22-ti i tij jashtë Vatikanit që prej marrjes së drejtimit të Selisë së Shenjtë.



