Edvin Prençe nga shoqata e eksportuesve shqiptarë, për zhvlerësimin e euros të martën, duke zbritur në 96.5 lekë, parashikon rënie të mëtejshme të kursit të këmbimit.
Në një lidhje për “MCN Economy” ai deklaroi se nuk kemi forcim të lekut, por fluks të monedhës europiane, origjina e së cilës nuk njihet.
Ai e krahasoi me një virus, të cilit institucionet duhet t’i gjejnë zgjidhje.
Nuk ka asnjë logjikë ekonomike që të reflektohet rritja e lekut, sidomos po ta marrim nga ana ekonomike dhe eksporteve, është një rritje e pajustifikuar. Duhet të ketë një kontroll më të detajuar, sidomos nga Exchange.
Nuk po flasim për lekun e fortë në këtë rast, por një qarkullim të madh të euros në tregun tonë të brendshëm. Forcimi i lekut në vetvete duke qenë një shtet i brishtë, ka ndikuar që kjo shifër 96.5, mendoj se do shkoj dhe nën 95 lekë.
Euron e quaj një virus të futur në Shqipëri dhe qeveria shqiptare duhet të mendojë dhe reflektojë se kush janë zgjedhjet. Siç në kohën e Covidit, u mendua për vaksinim. Eksportet janë më të goditurat nga zhvlerësimi i euros.
Nëse institucionet do ishin zgjuar nuk do ishim këtu të flisnim për rënien dyshifrore të kursit të këmbimit, rënien e eksporteve shqiptare dhe se produktet e huaja po konkurrojnë në tregun tonë të brendshëm.



