“Për çështjen McGonigal s’do merrni kurrë informacion!”/ Llabani flet mbi takimin me Dumanin: Ja përse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës

“Për çështjen McGonigal s’do merrni kurrë informacion!”/ Llabani flet mbi takimin me Dumanin: Ja përse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës

Analistja Anduena Llabani foli në MCN Live lidhur me takimin e kreut të SPAK Altin Dumani me median dhe disa nga dosjet më të "nxehta" të momentit që janë nën hetim. Llabani tha se Dumani e vuri theksin te problematika e dekonspirimit ku përfshihet policia, por edhe prokurorë brenda SPAK. Llabani zbulon se kreu i SPAK u tha gazetarëve se: Për çështjen “McGonigal” s’do të merrni kurrë informacion!

I pyetur përse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës, Dumani ka thënë se problemi është se ende s’është zbardhur kush është pronari i vërtetë i inceneratorit.

Ishte takim informal, është një rutinë e përmuajshme që kreu i ri i SPAK ka vendosur me gazetarët. Është një mënyrë që Dumani të japë mesazhe për publikun për çështje me interes. Të testojë pak a shumë interesin e medias në lidhje me çështje që SPAK ka prej 4 vitesh nga ngritja e tij. Dumani e ka bërë këtë takim sit ë domosdoshëm. Ka patur një çështje që për z.Dumani është me shumë interes, dekonspirimi i çështjeve dhe largimi i personave të marrë nën hetim nga SPAK. Ervis Martinaj, Plarent Dervishi, njerëz që po hetohen, që kanë akuza të rënda. Dumani e ka cilësuar një mungesë bashkëpunimi me policinë e shtetit. Kjo ishte problem kryesor. Duke fajësuar policinë, media s’është fajtore në këtë histori, është thjesht një raportuese e lajmit. Madje ai kishte ngritur një grup për të parë kush janë personazhet që kanë dekonsipruar, qoftë edhe brenda SPAK.  Mbi të gjitha konkretizimin dhe arrestimin e atyre personave, për të cilët çështja s’ka shkuar deri në fund.

Kur i drejtuam pyetjet kush janë çështjet më kryesore, dy ishin: Inceneratorët dhe… Në lidhje me çështjen McGonigal, Dumani na tha një përgjigje të shkurtër dhe të prerë, tha që për këtë çështje s’do merrni kurrë informacion. A ka të bëjë me sekret hetimi, me urdhër përtej Adriatikut për ta mbajtur ‘top secret’ dhe të gjitha veprimet që kryen Prokuroria të mos bëhen publike për shkak të dekonspirimeve…Ka një informacion jozyrtar brenda SPAK që deklaron se ka pasur një urdhër të DASH që këtë çështje ta mbajë sekret. Z.Dumani s’ka dashur të japë asnjë lloj përgjigje, dhe madje na ka mbyllur derën për pyetjet zyrtare.

Është interesante përgjigjja e Dumanit. Sipas tij problem është se prokurorët ende s’kanë zbardhur kush është pronari i vërtetë i inceneratorit. Pasi marrëveshjet janë kryer nga një kompani offshore, të cilat nuk janë gjendur akoma kush qëndron pas tyre, edhe pse pagesat kryehen.... Kjo është arsyeja sipas kreut të SPAK përse nuk është sekuestruar inceneratori i Tiranës, sikundër është bërë me inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit”.

Teksa u ndal te çështja "Ahmetaj", Llabani tha:

Ka një vetdeklarim të z.Ahmetaj që është i pafajshëm. Prokurori tha se nuk më pengon imuniteti I tij për ta thirrur dhe për ta marrë në pyetje. Fakt që nuk ka ndodhur. Priten verifikime që SPAK të shkojë të Parlamenti, nëse Ahmetaj duhet marrë ose jo i pandehur. Nuk besoj se z.Ahmetaj i përket inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, pasi mund të ishte future në dosjen penale”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy