“Dekreti i zgjedhjeve, shkelje e Kushtetutës”/ Bozdo: Presidenti ka vepruar nën presione politike. Situatë alarmante (VIDEO)

“Dekreti i zgjedhjeve, shkelje e Kushtetutës”/ Bozdo: Presidenti ka vepruar nën presione politike. Situatë alarmante (VIDEO)

Deputeti i PD Enno Bozdo deklaroi në Mcn Live se Presidenti Begaj me dekretin e datës së zgjedhjeve pa u shprehur GJK, ka shkelur kushtetutën. 

 

Sipas Bozdos Presidenti “ka rënë dy herë brenda gropës së vet”, së pari me dekretin dhe mandej me justifikimin. Sipas deputetit në këtë çështje kanë vepruar qartazi presione politike, pasi “Presidenti s’mund të bjerë në këtë nivel”.

 

Kushtetuta e thotë pas ankimimit pezullohet automatikisht çdo vendimmarrje për shkarkimin. Qesharak pastaj ishte justifikimi. Këto vijnë të gjitha nga Kryeministria, se s’i shkruan Presidenti, i shkreti. Presidenti mirë që e bën këtë dekretim, por bën edhe justifikimin, bie dy herë brenda gropës së vet. Unë thotë mendoj që kjo s’është as çështje kushtetuese, por thjesht administrative, dhe thotë ky që s’i takon GJK ta trajtojë, por i takon Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë. Kush e bën këtë? Presidenti apo Gjykata Kushteutese?! Që këtu e kupton se me çfarë ke të bësh. Qartazi kanë vepruar presione të tjera që janë presione politike. Minimalisht Presidenti s’mund të shprehet për një gjë të tillë. Ne po na çedon siguresa e fundit, që është garantimi i kushtetueshmërisë së çdo procesi. S’mundet Presidenti të bjerë në këtë nivel. Prandaj situata është më alarmante dhe më e rëndë nga sa perceptohet. Historia e Presidentit është e dhimbshme, e hapi derën me historinë e Diellës, dhe tani e bën këtë gjë në mënyrë kaq të ngutshme!

Bozdo tha se nuk do të bojkotohen zgjedhjet në Tiranë dhe PD do të ofrojë kandidatin më të mirë të mundshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy