Eksperti i financave Eduard Gjokutaj në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me kreditë e dhëna nga bankat ku u shpreh se bizneset e mëdha kanë likuiditet më të madh.
Ai tha se bankat kërkojnë të rrisin në mënyrë maksimale përfitimet e tyre dhe sipas tij një pjesë e madhe e bizneseve të vogla nuk plotësojnë kërkesat për kreditë.
Bankat si çdo biznes janë të orientuara sipas vlerës më të lartë të kthimit të parave që ato investojnë dhe bankat e kanë përmes kredive. Bankat përveç garancisë për kthimin e shumës së marrë kanë dhe përfitueshmërinë. Në Shqipëri ndodh që ne na mungojnë ajo pjesë e bankave që ekzistojnë në shumë vende të tjera të Evropës që merren dhe ndërveprojnë me klientin e vogël apo biznesin e vogël që janë dhe baza më e madhe.
Në Gjermani për shembull, që është shembulli i bankave popullore që mbushin boshllëkun që bankat e mëdha nuk përkojnë me kërkesat e biznesit të vogël dhe në këtë mes në Shqipëri ka një problematikë të tillë, shikojmë se një pjesë e mirë e kërkesave për kredi refuzohen duke u konsideruar si mospërmbushëse e kritereve të konsideruara nga bankat dhe kjo në vetvete rrit koston e kreditimit të tyre. Bizneset e mëdha kanë likuiditet më të madh, bankat kërkojnë të rrisin në mënyrë maksimale përftimet e tyre.
Më tej ai shtoi shtoi se sistemi bankar nuk është aspak elastik me tregun, ndërsa theksoi se 16.4 mld euro është portofoli i bankave shqiptare. Sipas tij, informaliteti tek bizneset e vogla sjellin mungesë besimi te bankat.
Sektori bankar është një nga më fitimprurësit edhe pse natyrshëm që risqe ka në vijimësi që vijnë nga ekonomia e brendshme shqipatre dhe kjo i bën ata të jenë më të matur në pranimin e kërkesave për kredi. Dhe nga ana tjetër kemi të bëjmë me një sistem bankar që ngelet jo elastike me tregun, por kemi të bëjmë vetëm me dhënie dhe marrje të kredive.
Në rastin më të mirë këtu veprohet vetëm me bonot e thesareve edhe pse sipas shoqatës së bankave menaxhojnë një shumë prej 16.5 mld eurosh kaq janë portofoli i tyre në dispozicion nuk e shohim që ky portofol të ketë mbushur premisat e një banke për të qenë kredituese dhe sa do që është vepruese me biznesin e madh ajo që bën bankën e ekonomisë shqiptare është biznesi i vogël.
Informaliteti është një rrisk i shtuar, por ashtu dhe kursi i këmbimit kjo nuk premton që të kemi një situatë më të mirë e cila po bëhet dhe më e vështirë duke ndikuar në rënien e kërkesës në sektorin e ndërtimit dhe për ekonominë në tërësi.
I pyetur se si i sheh dy librat që punojnë bizneset e mëdha, Gjokutaj tha se 'ky fenomen që është nga historiku i bizneseve ka ardhur duke u ngushtuar vitet e fundit për arsye dhe të rritjes së presionit nga bankat për të pranuar bilancet dhe për shkak se teknologjia ka ulur shanset për të qenë më i pranishëm ai bilanci informal'.



