Pesë persona janë plagosur në një aksident automobilistik. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Korçë-Kapshticë në afërsi të fshatit Zvezdë.
Policia sqaron se një automjet tip “Nissan” me targa greke i drejtuar nga shtetasi Q.T, rreth 47 vjeç, banues në Cërrik ka dalë nga rruga.
“Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 4 pasagjerë shtetasit B.T, 49 vjeç; F.T, 46 vjeç, S.T, 19 vjeç banues në Cërrik dhe E.M, 35 vjeç, banues në Gramsh, të cilët u transportuan në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ku shtetasi B.T, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore”, informon policia e Korçës.
U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



