Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar datën 7 maj për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Kavajës.
Dekreti i kreut të Shtetit vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin përfundimtar për heqjen e mandatit të kryebashkiakut Elvis Roshi, i cili u prek nga ligji i dekriminalizimit.
Roshi u shkarkua nga detyra në fund të dhjetorit të vitit të shkuar, ndërsa çështja kaloi në disa gjykata deri në Gjykatën Kushtetuese, ku Roshi edhe humbi betejën ligjore.



