Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë sulmet e pamëshirshme ndaj Hezbollahut

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë sulmet e pamëshirshme ndaj Hezbollahut

Izraeli do të vazhdojë të godasë objektivat e Hezbollahut kudo në Liban, përfshirë kryeqytetin e vendit Bejrut, tha kryeministri Benjamin Netanyahu.

Ne do të vazhdojmë të godasim Hezbollahun pa mëshirë kudo në Liban, përfshirë Bejrutin”, tha ai në bazën stërvitore të Brigadës Golani të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) në një video të publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë së vendit.

Kjo bazë stërvitore u godit të dielën në mbrëmje nga një dron i Hezbollahut i nisur nga Libani jugor, duke vrarë katër ushtarë izraelitë dhe duke plagosur më shumë se 60 njerëz.

Netanyahu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e katër ushtarëve izraelitë të vrarë në sulmin e së dielës, duke shtuar se do të vizitojë ata që u plagosën.

Së bashku me gjithë kombin, lutem për shërimin e tyre të shpejtë… Ne po vazhdojmë të luftojmë. Ne po paguajmë një çmim të dhimbshëm, por kemi arritje të konsiderueshme të cilat do të vazhdojmë t'i bëjmë”, tha ai.

Vërejtjet e Netanyahut vijnë pasi CNN mësoi se sulmet izraelite në Bejrut u ndërprenë ditët e fundit mes " mirëkuptimeve " në rritje midis zyrtarëve amerikanë dhe izraelitë, sipas një burimi të njohur me këtë çështje.

Dy sulme izraelite vranë të paktën 22 persona dhe plagosën më shumë se 100 të enjten në Bejrut. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë goditje në kryeqytetin libanez, megjithatë ato kanë vazhduar diku tjetër, veçanërisht në jug të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy