
Lehtësimi i kufizimeve dhe përhapja e shpejtë e variantit Delta, ka bërë që infektimet me Covid 19 të rriten ndjeshëm. Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge në një konferencë për mediat ngriti alarmin e një vale të tretë të Covid 19, ndërsa sipas tij, Europa nuk do të arrijë dot të vaksinohet deri në muajin gusht.



