Një bombol gazi ka pësuar rrjedhje dhe më pas ka shpërthyer në katin e pestë të një pallati në Pogradec.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Reshit Çollaku” dhe në momentin e shpërthimit në banesë ishin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime.
Nga shpërthimi i fuqishëm, dritarja e banesës në katin e pestë ka rënë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish, pasi kjo zonë është zonë tregtare dhe mjaft e frekuentuar në mëngjes.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje, ndërkohë që paraprakisht ngjarja dyshohet të jetë aksidentale.



