Prodhuesit kosovarë nuk po arrijnë të realizojnë porositë në shtetet evropiane, sidomos në Gjermani dhe Zvicër, kjo për shkak se Serbia ka vendosur barriera për kalimin transit të mallrave.
Për këto barriera të vendosura nga autoritetet serbe, veçanërisht pas kërkesës së Kosovës për barazi në CEFTA, ende nuk dihet nëse do të merret ndonjë veprim reciprok nga autoritetet kosovare.
Në anën tjetër ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj kërkon reagim të shpejt nga Qeveria e Kosovës.
Nuk është problem i këtyre ditëve, është problem, pothuajse që nga pavarësia e Kosovës për shkak se Serbia nuk i njeh dokumentacionin zyrtarë, për shkak se Serbia nuk i njeh dokumentacionin zyrtarë të institucioneve, sidomos certifikatave fito-sanitare, sanitare dhe certifikatat tjera që janë me vulat e Republikës së Kosovës. Unë përgëzoj ministren për letrën që i ka dërguar sekretariatit të CEFTA-s, por pa vullnetin politik të Qeverisë së Kosovës dhe të shumicës të anëtarëve që janë pjesë e CEFTA-s, është problem të realizohen. Por, ka mundësi të tjera që Kosova ta realizoj këtë të drejt përmes presionit
Profesori Muhamet Sadiku thotë se Prishtina gjithnjë përballet me probleme të mëdha, ndërsa Serbia e realizon pa asnjë problem eksportin e saj në tregun e Kosovës.
Kosova gjithnjë vazhdon të jetë nën ndikimin e masave asimitrike tregtare dhe sigurisht që këto masa të cilat i ndërmerr Serbia, janë pengesë e madhe për penitrimin e eksportit të Kosovës në vendet e Bashkimit Evropian. Prandaj, pa tejkalimin e këtyre problemeve nuk mund të flitet për bashkëpunim tregtarë të lirë.”
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë nuk kanë sqarojnë se kur pritet ta adresojnë këtë çështje në Bruksel dhe sa janë dëmet deri tani ndaj bizneseve. Disa javë më parë, Komiteti i CEFTA-s refuzoi kërkesën e Kosovës që në këtë marrëveshje të përfaqësohet pa përfshirjen e UNMIK-ut.



