
Anija e InSight e agjencisë amerikane të hapësirës NASA, duket se ka zbuluar ngjarjen e parë sizmike në Mars, e cila besohet të jetë termeti i parë i zbuluar deri më tani.
Ky është sinjali i parë sizmik zbuluar në sipërfaqen e një trupi planetar përveç Tokës dhe Hënës së saj.
Shkencëtarët thonë se burimi për këtë termet mund të jetë lëvizja në një plasaritje brenda planetit ose lëkundja nga një ndikim i meteoritit, raporton BBC News.
InSight monitoroi tërmetin duke regjistruar sinjalin që ndodhi më 6 prill, mirëpo shkencëtarët njoftuan për ngjarjen më 23 prill.
Ajo synon të identifikojë tërmetet e shumta, për të ndihmuar në ndërtimin e një pamjeje më të qartë të strukturës së brendshme të Marsit.
Shkencëtarët po analizojnë ende të dhënat, si dhe tre sinjale të tjera nga brendia e Marsit.
"Është ndoshta vëtëm 1 ose 2 Magnitudë, ndoshta brenda 100 km apo më shumë. Ka shumë pasiguri për këtë, por kjo është ajo që duket", tha Prof Tom Pike, i cili drejton anën britanike të paketës sizmometrike.
"Natyrisht, nëse tri të tjerët konfirmohen, atëherë mund të shohim një numër të madh zbulimesh gjatë dy viteve të ardhshme", tha për BBC News, studiuesi i Kolegjit Imperial të Londrës.
Sonda e NASA-s në Tokë preku në Planetin e Kuq në nëntor të vitit të kaluar.



