
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndaloi sot në Tropojë, ku zhvilloi një takim me qytetarët, në kuadër të një turi takimesh në veri dhe verilindje të vendit.
Basha tha se qeveria “Rama” i ka diskriminuar bashkitë e veriut, duke i çuar fondet në drejtim të bashkive kliente të kryeministrit. “Vetëm Veliera e Durrësit ka kushtuar më shumë sesa ç’ka marrë investime i gjithë qarku i Shkodrës. Ky është aparteid”, tha ai.
Basha akuzoi qeverinë për favorizim të oligarkëve në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
“Pasuritë minerale, bregdetin, pyjet, gjithë ekonominë ua ka dhënë për dy lekë klientëve të vet, oligarkëve dhe të fortëve, më të cilët grabit vendin. Pasuritë natyrore, mineralet mbanin dikur ekonominë dhe ushqenin Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë”, u shpreh zoti Basha.



