Kikia: Agjencia Kombëtare e Bregdetit, përgjegjëse për standardet. Kontrollet të ishin bërë para ngjarjes fatale në Vilë-Bashtovë   (VIDEO)

Kikia: Agjencia Kombëtare e Bregdetit, përgjegjëse për standardet. Kontrollet të ishin bërë para ngjarjes fatale në Vilë-Bashtovë (VIDEO)

Ngjarja tragjike e fundjavës kur në plazhin e Vilë-Bashtovë, në zonën bregdetare të Durrësi, babai dhe dy djemtë u mbytën nga rrymat e ujit, ka bërë që të ngritët sërish nevoja imediatë e sigurisë në vijat bregdetare, ndërkohë që aty tashmë janë ngritur flamujt e kuq! Gazetari Mentor Kikia, në studion e MCN live, vlerëson se i gjithë faji është te mosmenaxhimi i mirë i vijës bregdetare. Kikia, thotë se Agjencia Kombëtare e Bregdetit është përgjegjëse për standardet, teksa në rastin tragjik, kontrollet do duhej të ishin bërë para ngjarjes fatale në Vilë-Bashtovë. "Ligji është shumë i qartë dhe i saktë, rregullon mënyrën e menaxhimit të plazheve. Subjekti që merr lejen për të shfrytëzuar hapësirën bregdetare ka për detyrë të vendos perimetrin e sigurisë, kordonin se deri ku mund të shkosh të lahesh, korridorin se ku do të shkojnë motorët e ujit, ka për detyrë të vendos flamurin e kuq të rrezikshmërisë, të vendos kullën e vrojtimit, etj. Por çfarë po ndodh? Problemi është mosfunksionimi dhe moszbatimi i masave ligjore. Njerëzit në çdo vend mbyten, nuk mund të pretendojmë sezon turistik të imunizuar nga këto, por të sigurohemi për zbatimin e masave që përcakton ligji për të patur në monitorim sipas asaj që ka vendosur qeveria. Agjencia Kombëtare e Bregdetit, përgjegjëse për standardet. Nuk mundet që pasi të jenë mbytur 3 njerëz , atëherë të shkojmë të kontrollojmë dhe të vejmë flamurin e kuq. Pse nuk u kontrollua më herët, pse nuk u shtrua më herët ky kontroll? Nëse do ishte bërë detyra më herët, mund të mos i kishim ato viktima. Agjensia Kombëtare e Bregdetit, ka për detyrë të kontrollojë plazhet pse i kanë ato standarde apo jo, pse duhet Policia t’i kontrollojë ato, nuk i ka për detyre, përgjegjësia bie edhe mbi pushtetin vendor".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy