Kosova përkujton masakrën e Reçakut (VIDEO)

Kosova përkujton masakrën e Reçakut (VIDEO)

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë përkujtimore në 19-vjetorin e masakrës së Reçakut.

Ai është shprehur se ka qenë në çdo përvjetor kur i është dhënë mundësia për të bërë homazhe në Reçak, por që ka vetëm tre vjet që atje sheh liderët kosovarë.

Ëalke i ka dhuruar presidentit Thaçi një lule, të cilën tha se e mori sot si dhuratë në Reçak, nga një vajzë e vogël.

“Një vajzë e vogël, mbesa apo stërmbesa, ndoshta e një prej viktimave të Reçakut, më dha këtë lule, të cilën dua t’ia jap presidentit, Hashim Thaçi. Mbaje diku në një libër në zyrën tënde për t’i kujtuar viktimat e Reçakut dhe se çfarë nënkupton kjo masakër për shtetin”, është shprehur Walker.

Masakra serbe e 15 janarit 1999 në fshatin Reçak të komunës Shtime zgjoi reagimin e opinionit ndërkombëtar. Pamjet e trupave të pajetë të 45 shqiptarëve të Kosovës, të masakruar nga forcat serbe, u përhapën me shpejtësi përmes mediave në të gjithë botën. Pasqyrimi i këtij krimi mizor mbi popullsinë e pafajshme bëri që vetëm pak ditë më pas, NATO-ja të ndërhynte ushtarakisht në luftën e Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy